Futbollisti nga Kosova nënshkruan kontratë profesionale në Suedi

Futbollisti kosovar, Atdhe Grajçevci, e ka bërë një hap të madh në karrierë duke u transferuar te skuadra suedeze, Ljungskile SK.

Lajmi konfirmohet nga klubi suedez që bënë gara në Ligën e Tretë të shtetit Skandinav (Divizoni 1).

Mesfushori nga Kosova ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare me këtë ekip. Te Ljungskile SK aktivizohen edhe dy lojtarë të tjerë nga Kosova, Ilir Berisha dhe Agjend Malaj.

23-veçari ka bërë karrierë në Kosovë në disa skuadra si: KEK-u, Prishtina, Llapi e Drenica.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *