Lazio e Igli Tares është eliminuar nga Europa League dhe tashmë ka kaluar në Conference League.
Pikërisht rënia nga Europa League në Conference League ka bërë që të shpërthejnë shakatë me drejtorin sportiv të kësaj skuadre, Igli Tare.
Para 3 javësh, Tare kishte thënë se Conference League është për humbës të tillë si Roma, por ja që ndodhi që tashmë ai dhe skuadra e tij të jenë në të.
Pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Ludogorets, Jose Mourinho e ‘thumboi’ drejtorin shqiptar: Lazio është bërë favorite për mua. Ata kanë trajner, lojtarë dhe ekip për ta fituar këtë trofe. Problemi do të jetë tek Igli Tare që nuk i pëlqen ky kompeticion”, tha Mourinho.
Welcome ? @OfficialSSLazio pic.twitter.com/eX0ebnOkFm
— UEFA Europa Conference League (@TottisArmband) November 3, 2022