Siç bëhet e ditur nga gazetari Sergio Valentine, Zinedine Zidane së shpejti do t’i rikthehet detyrës së trajnerit.
Bëhet fjalë për stolin e Kombëtares së Francës, ku thuhet se Zidane do të jetë trajneri i ri pasi që të përfundoj Kampionati Botëror “Katar 2022”.
Që prej largimit nga gjiganti spanjoll, Real Madrid, Zidane kishte treguar se nuk do të mendojë njëherë që të marr drejtimin e ndonjë klubi, dhe mediat menjëherë raportuan se ai po e kërkon stolin e kombëtares franceze.
Besohet se Zidane dhe Federata Franceze e Futbollit (FFF) veçse kanë arritur marrëveshje për detyrën e trajnerit te Franca, dhe që ta zëvendësojë trajnerin aktual, Didier Deschamps, kontrata e të cilit skadon në dhjetor të këtij viti.
Thuhet se çfarëdo që do të ndodhë në “Katar 2022”, Zidane do të jetë trajneri i ardhshëm i Kombëtares së Francës.