Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Cluj dhe Ballkanit.
Rezultati pas 45 minutave është 1 me 0.
Boateng shënoi golin e vetëm deri më tash në këtë takim, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij në minutën e 17-të.
Fantastik ishte Stivi Frashëri në minutën e 34-të, atje ku priti dy penallti radhazi të mysafirëve, kjo pasi penalltia u përsërit.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.