Ibrahimovic godet Guardiolan: “Shpresoj që egoja e tij të mos e pengojë Haaland”

Ibrahimovic vazhdon procesin e rikuperimit nga operacioni i ligamentit në gjurin e majtë, për të cilin duhet të rikthehet në fushë në fillim të vitit 2023.

Sulmuesi suedez në një intervistë për ‘Canal Plus’ ka sulmuar sërish Guardiolën, me të cilin. tashmë kishte punuar gjatë kohës së tij në Barça.

Ibrahimovic filloi duke lavdëruar Haaland: “Më pëlqen shumë, ai është një lojtar shumë inteligjent. Ai më kujton lojtarë si Inzaghi, Trezeguet dhe Vieri. Në fakt, është një version i ri i të treve.”

Megjithatë, fjalët e suedezit shkuan më tej. “Guardiola varet nga egoja që ka. Shpresoj që egoja e tij të mos e pengojë Haaland”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *