U largua nga Liverpooli si një “dështak”, por Mignolet tani me statistika është portieri më i mirë në Ligën e Kampionëve

Ish-portieri i Liverpoolit, Simon Mignolet dhe klubi i tij Club Brugge po shkëlqejnë në kompeticionin elitar evropian këtë sezon, ata arritën në fazën eliminatore të garës nga një grup ku ishin Atletico Madrid, Porto dhe Leverkusen dhe njeriu kyç në të gjitha këto suksese është ish-portier i Liverpoolit.

Mignolet dikur mbronte ngjyrat e Liverpoolit dhe u largua nga “Anfield” si një “dështak” për shkak të disa gabime të tij që i kushtuan me humbje të trofeut të Ligës së Kampionëve për ekipin anglez.

Tash, Mignolet është zyrtarisht portieri më i suksesshëm në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në sezonin aktual.

Portieri i Brugge ka shpëtuar pesë herë rrjetën në gjashtë ndeshje në grup, ai u mund vetëm në një ndeshje kur Porto mbushi rrjetën e belgëve me katër gola, por kjo ishte ndeshja e vetme në të cilën Mignolet kapitulluar.

Në të tjerat, ai ishte i pathyeshëm. Statistikat thonë se ai priti 88 për qind të goditjeve drejt portës së tij dhe për këtë arsye është “gardiani” më i mirë e Ligës së Kampionëve aktuale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *