Është mbyllur pa fitues, me rezultat 1-1 ballafaqimi ndërmjet Prishtinës dhe Trepçës ’89.
Kjo ndeshje ishte e mbetur nga xhiro e nëntë e Albimall Superligës së Kosovës.
Genc Hamiti i dha epërsinë Prishtinës pas vetëm pesë minutave lojë, por mysafirët barazuan në minutën e 36’ me golin e Cristian Mba dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim ndërmjet dy pjesëve.
Dy minuta pasi filloi pjesa e dytë, Mba shënoi sërish për ta përmbysur epërsinë e bardhekaltërve, por Useini ishte ai që e shpëtoi Prishtinën nga humbja para tifozëve të vet me golin e realizuar në minutën e 76’.
Prishtina ka 22 pikë në vendin e tretë, kurse Trepça ;89 mbetet e teta me 12 pikë.