Vedat Muriqi, sensacioni kosovar që i ka lënë prapa yjet e La Ligas si Benzema, Griezmann, Morata e Cavani

Vedat Muriqi është sensacioni i La Ligas këtë sezon. Futbollisti kosovar po i mahnit të gjithë me produktivitetin e tij. Prizrenasi i ka realizuar 6 gola deri tash në kampionatin spanjoll, duke i lënë prapa yjet si Benzema, Griezmann, Morata e Cavani

Vedat Muriqi është sensacioni i La Ligas spanjolle këtë sezon.

Sulmuesi kosovar po i mahnit të gjithë me paraqitjet e tij dhe me kontributin që po e jep tek Mallorca.

28 vjeçari u ble nga klubi spanjoll pasi shkëlqeu për gjashtë muaj në formë huazimi.

E klubi ishullor nuk gaboi, pasi prizrenasi po e arsyeton çdo cent të shpenzuar për kartonin e tij, shkruan “Gazeta Express”.

Ish-futbollisti i Fenerbahçes i ka realizur 6 gola deri tash në La Liga nga 10 sa i ka shënuar krejt ekipi këtë edicion.

Pra, ai i ka shënuar 60 për qind të golave të ekipit.

Të fundit e realizoi në fundjavë ndaj Espanyolit, në barazimin 1:1.

Përfaqësuesi kosovar gjendet vetëm prapa lojtarëve si Lewandowski, Iglesias e Joselu.

Ndërkaq, e ndan pozitën e katërt me Valverden, Vinicius Junior dhe Iago Aspas.

Ndërkohë, Muriqi i ka lënë prapa yjet si Benzema, Griezmann, Morata e Cavani, që kanë më pak gola të shënuar.

Objektiv i radhës i “Piratit” është që të bëhet golashënuesi më i mirë i Mallorcas brenda një sezoni.

Këtë primat e mban Ante Budimir me 13 gola, shkruan “GE”.

E nëse vazhdon me këtë ritëm, Muriqi mund ta arrijë këtë shifër.

Muriqi e kishte arritur maksimumin e golave sezonalë në karrierë me Fenerbahçen dhe Rizesporin, nga 17 gola.

Njëjtë si sezonin e kaluar, Vedati synon ta shpëtojë Mallorcan pa rënë nga liga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *