Atletico Madrid ka shfaqur interesimin për yllin shqiptar të Chelseat, Armando Broja.
Bomberi shqiptar u përfol shumë për një largim të mundshëm gjatë verës megjithatë ai vendosi që t’i japë një mundësi karrierës së tij te Blutë e Londrës.
“Football.London” raporton se Atletico Madrid është njëra nga skuadrat e shumta të interesuara për shërbimet e Brojës.
Kujtojmë që përpos Atletico Madrid edhe Milan ka shprehur interesimin për të siguruar shërbimet e sulmuesit shqiptar.