Real Madridi nuk ka arkëtuar më shumë se një pikë në përballjen e xhiros së 12-të në La Liga kundër Gironës.
“Mbretërit” barazuan 1:1 me Gironën në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Heshtjen e golave e theu Vinicius Juniur në minutën e 70-të me golin e epërsisë për madrilenët.
Vetëm dhjetë minuta zgjati avantazhi i Los Blancos, pasi Stuani u tregua i saktë nga penalltia.
Real Madridi shënoi edhe në minutën e 88-të me anë të Rodrygos, por goli u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.
Kampionët në fuqi kanë 32 pikë në pozitën e parë. Girona ngritet në vendin e 16-të me 10 pikë.