FFK me aktivitetin e radhës “Futbolli i rrugës”

Federata e Futbollit e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, në kuadër të programit “Grassroots”, të shtunën, e ka mbajtur aktivitetin e radhës në kryeqytet ‘Futbolli i rrugës’.

Bllokimi i rrugës për qarkullim të automjeteve nga komuna në afërsi të katedrales “Nënë Tereza“, ka bërë që qytetarëve t’u krijohen mundësi për lëvizje të lirë edhe në atë pjesë, teksa FFK ka menduar që këtë fundjavë ta shfrytëzojë për të gjithë të interesuarit për të luajtur futboll.

Dhe numri i fëmijëve të cilët u argëtuan me futbollin e rrugës ishte i madh, teksa shumë qytetarë i përcollën ata, duke e shfaqur talentin e tyre në këtë lojë të dashur për të gjithë.

Aktiviteti i tillë do të vazhdojë edhe nesër, ku fëmijët e kryeqytetit do të kenë mundësi të shfrytëzojnë këtë hapësirë për t’u argëtuar, ndërkaq FFK në të ardhmen do të bëjë çmos që në bashkëpunim me institucionet lokale të krijojë sa më shumë mundësi për fëmijët, ngase futbolli i rrugës apo siç njihet ndryshe futbolli spontan, në vazhdimësi ka prodhuar talente të mëdha dhe zhvillimi i tij është edhe pjesë e strategjisë së presidentit Ademi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *