Xhiro e 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës starton sot me dy ndeshje që janë në program për tu zhvilluar.
Sot do të zhvillohen dy takime me katër skuadra ku tre prej tyre janë në pjesën e poshtme të tabelës.
Malisheva pas dy ndeshjeve pa humbje është nikoqir i Trepçës ’89 në stadiumin ‘Liman Gegaj’ në Malishevë.
Vendasit synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive për t’i ikur sa më shumë pozitave të fundit në tabelë.
Në anën tjetër Trepça ’89 nuk di për fitore në katër sfidat e fundit dhe kërkon të rikthehet te triumfi pikërisht ndaj Malishevës.
Duel tejet interesant pritet të zhvillohet edhe në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj.
Ferizajasit të fundit në tabelë presin Drenicën që nuk di për humbje në tre sfidat e fundit.
Vendasit kërkojnë fitoren, pasi në të kundërtën do të mbesin në një pozitë të palakmueshme, derisa mysafirët udhëtojnë drejt Ferizajt për mos tu mposhtur.