Nuk mjafton goli i Muriqit, Mallorca nuk fiton pas gabimit kasatrofal të portierit serb

Mallorca dhe Espanyol e mbyllën në paqe me rezultatin 1-1 ndeshjen hapëse të javës së 12-të në La Liga.

Vedat Muriqi konfirmohet lider i Mallorcas teksa realizoi golin e gjashtë sezonal në kampionatin spanjoll ndërsa nga ana tjetër, Keidi Bare u aktivizua vetëm në minutën e 82-të për Espanyol.

Sa i takon ndeshjes, pjesa e parë nuk dhuroi shumë emocione dhe munguan rastet e pastra për skuadrat respektive, ndërsa fraksioni i dytë nisi i vrullshëm për vendasit. Mallorca e dha menjëherë sinjalin se kërkonte maksimumin nga sfida dhe në minutën e 48-të, Vedat Muriqi zhbllokoi shifrat.

Megjithatë, në kampin e kundërshtarëve nuk ishin dorëzuar dhe në të 70-tën minutë, rikthyen ekuilibrat në fushë pas gabimit katastrofal të portierit serb Rajkovic që pësoi një gol naiv. Mallorca me këtë barazim ngjitet në kuotën e 13 pikëve në vend të 12-të, ndërsa nga ana tjetër, Espanyol me dy pikë më pak renditet në vendin e 13-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *