Në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohet sonte ndeshja e Ligës së Konferencës ku Ballkani do të ballafaqohet me Sllavia Pragën, ndeshje kjo vendimtare sa i përket fatit të kësaj skuadra në këtë garë.
Kampioni i Kosovës ka katër pikë në vendin e katër në grupin G, aq sa ka edhe skuadra çeke, andaj vetëm fitorja do ta mbante në lojë skuadrën e Ilir Dajës.
Në konferencë për media, Daja deklaroi se skuadra nuk është në formën më të mirë në këto momente, por me ndihmën e tifozëve edhe mund të bëjnë mrekulli.
Ndeshja fillon nga ora 21:00.