Bayerni ia bën me “helm” Barcelonës takimet e fundit në Champions, Liverpooli pa telashe kundër Ajaxit

Bayern Munichu e ka fituar kryendeshjen e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës me rezultat 0:3 në stadiumin “Camp Nou”, në takimet e fundit që katalunasit po i zhvillojnë në Ligën e Kampionëve, ngase garat në vazhdim do t’i luajnë në Ligën e Evropës.

Sadio Mane “heshti” stadiumin pas 10 minutave lojë duke shënuar me parabol. Shifrat i dyfishuan pas 21 minutave me Choupo-Moting që shënoi nga pozita e njëjtë.

Krejt në fund të ballafaqimit, Pavard dërgoi topin në rrjetë për epilogun final të takimit.

Barcelona ka katër pikë në vendin e tretë, kurse Bayern Munich është lider me 15 pikë kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje në fazën e grupeve.

Liverpooli ka shënuar fitore bindëse 0:3 në udhëtim te Ajaxi në kuadër të Grupit A.

Mohamed Salah në minutën e 42-të i dha epërsinë “Të Kuqve”, për ta dyfishuar Nunez katër minuta pasi nisi fraksioni i dytë. Elliot shënoi golin e tretë dhe të fundit në këtë takim në minutën e 52-të.

Liverpooli është në vendin e dytë me 15 pikë, kurse Ajaxi me tri pikë zë pozitën e tretë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *