Unai Emery është rikthyer në Premierligë.
Aston Villa ka njoftuar zyrtarisht këtë të hënë për arritjen e marrëveshjes me ish-trajnerin e Arsenalit.
Klubi anglez nuk ka bërë të ditur kohëzgjatjen e kontratës me Emeryn, por njoftoi se ai do ta marrë drejtimin e skuadrës nga 1 nëntori.
50-vjeçari së fundmi ishte trajner te Villarreali në La Liga. Ai te skuadra nga “Villa Park” do të zëvendësojë Steven Gerrardin, i cili u shkarkua ditë më parë.
Aston Villa is delighted to announce the appointment of Unai Emery as the club's new Head Coach. ?
— Aston Villa (@AVFCOfficial) October 24, 2022
Aston Villa raportohet se ka paguar klauzolën prej 6 milionë eurosh të trajnerit spanjoll.
Paga e Unai Emeryt te klubi nga Briminghami thuhet se do të jetë rreth 7 milionë euro në vit.