Kjo është formula që po mendon ta përdorë Milani për të siguruar shërbimet e Armando Brojës

Formula që po mendon ta përdorë Milani për të siguruar shërbimet e Armando Brojës.

Armando Broja mund të largohet nga Chelsea qysh në afatin kalimtar dimërorë.

Sulmuesi shqiptar u rikthye në Londër pas një viti fantastik si i huazuar te Southampton dhe Chelsea vendosi ta mbajë në radhët e veta.

Klubi beson shumë në shqiptarin duke ia vazhduar edhe kontratën deri në vitin 2028 me pagë prej 2,5 milionë euro në stinorë.

Po hapësirat e pakta këtë edicion kanë bërë që futbollisti të mendojë për një klub tjetër ku mund të luante rregullisht.

Gjiganti italian Milani vazhdon të insistojë për transferimin e shqiptarit dhe Rossonerët e kanë Brojën në krye të dëshirave për repartin ofensivë.

Calciomercato ka raportuar se Milani ka gjetur një formulë për të bindur Chelsean të heqë dorë nga reprezentuesi shqiptar.

Sipas mediumit italian, Rossonerët e duan Brojën si huazim në afatin kalimtar të janarit ku janë të gatshëm ta paguajnë edhe pagën e tij të plotë, me mundësi blerje në fund të sezonit, por që Chelsea do ta kishte një opsion riblerje pas dy viteve si në rastin e Tammy Abraham.

Londinezët ende nuk kanë marrë vendim për të ardhmen e Brojës ku në garë për të janë edhe spanjollët e Sevillas si dhe Everton, Southampton dhe Newcastle United.

21-vjeçari vlerësohet rreth 35 milionë euro nga Chelsea, derisa këtë edicion ka zhvilluat 12 ndeshje ku ka shënuar edhe një gol.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *