Media rumune shkruan se Rumania pranon të ndeshet me Kosovën për Euro 2024

Federata e Futbollit e Rumanisë ka marrë miratimin e Qeverisë rumune që Kombëtarja rumune e futbollit të luajë ndeshjet me Kombëtaren e Kosovës për kualifikimet Euro 2024, shkruan mediumi nga Bukureshti “GSP.ro”.

Rumania është një shtet që nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës.

Theodor Melescanu, ish-ministri i Jashtëm i Rumanisë, kishte kërkuar që Rumnia të mos pranojë të luajë ndaj Kosovës

Federata e Futbollit që udhëhiqet nga Razvan Burleanu kishte kërkuar mendimin e autoriteteve të vendit lidhur me këtë çështje, duke marrë parasysh se Rumania nuk e njeh shtetin e Kosovës.

Sipas “GSP.ro”, Federata Rumune e Futbollit ka marrë dritën e gjelbër për të organizuar ndeshjen kundër Kosovës, por me një kusht nga Ministria e Punëve të Jashtme, që “të mos ndërhyhet në qëndrimin e këtij shteti lidhur me statusin e Kosovës”.

Kosova dhe Rumania gjenden në Grupin I, ku janë edhe Zvicra, Izraeli, Bjellorusia dhe Andora.

Ndeshjet kualifikuese të EURO 2024 do të luhen midis marsit dhe nëntorit 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *