Erling Haaland ka shënuar 20 gola në 15 ndeshjet e para me Manchester City, klub ku u transferua në verë nga Borussia Dortmund për 60 milionë euro.
22-vjeçari po vendos rekorde të shumta në moshë të re, teksa karriera e tij akoma nuk ka arritur kulmin dhe vite të arta e presin përpara.
Në një prononcim për Sky Sport, Rafaela Pimenta, avokatja braziliane që trashëgoi agjencinë e Mino Raiolës, ka bërë një parashikim rreth së ardhmes së sulmuesit norvegjez.
“Mendoj se vlera e Haaland do të arrijë shifrën 1 miliard euro, duke llogaritur vlerën e tij sportive, atë të imazhit dhe sponsorët e ndryshëm.
Kam bindjen se Erling do të shndërrohet në të ardhmen në futbollistin e parë që arrin këtë lloj objektivi”, deklaroi menaxherja e goleadorit.