Manchester United do të ndeshet në transfertë me Chelsean këtë fundjavë në Premier Ligë dhe trajneri i “Djajve të Kuq”, Erik Ten Hag, ka zgjedhur që mos ta grumbullojë Cristiano Ronaldon për këtë sfidë, pas veprimit që ai bëri në ndeshjen me Tottenhamin.
Në konferencën përpara ndeshjes, holandezi u shpreh se kjo ishte hera e dytë që Ronaldo e ka bërë këtë gjë dhe kështu duhet të vuajë pasojat.
“Është hera e dytë dhe duhet të vuajë pasojat. Është e rëndësishme për mentalitetin e ekipit. Jam unë në krye këtu dhe unë duhet të vendos rregullat për t’i kontrolluar. Çfarë unë flas me Cristianon mbetet mes ne të dyve. Ai vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm për ne”, ishin fjalët e Ten Hag.