Broja s’lë gjurmë në barazimin e Chelseat, Liverpooli me tjetër triumf minimal në Premierligë

Kanë përfunduar dy nga pesë duelet e mbrëmjes në kuadër të javës së 12-të kampionale në Premierligë.

Liverpooli ka shënuar fitore 1:0 kundër Ëest Ham Unitedit në “Anfield Road”.

Nunez ishte heroi i “Të Kuqve” që realizoi golin e vetëm në minutën e 22-të, falë edhe të harkimit nga Tsimikas.

Mysafirët patën mundësi të barazojnë shifrat në minutën e 45-të sikur goditja e Boëenit të përfundonte në rrjetë nga penalltia.

Me këtë fitore, Liverpooli është në pozitën e shtatë me 16 pikë. Ëest Ham United ka 11 pikë në vendin e 13-të.

Chelsea nuk ka arritur më shumë se një barazim kundër Brentfordit në udhëtim.

Rezultati në “Brentford Community Stadium” nuk ndryshoi gjatë 90 minutave, duke u mbyllur 0:0.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja ishte startues dhe u aktivizua deri në minutën e 62-të, duke mos lënë shumë gjurmë në këtë sfidë.

Chelsea tani ka 20 pikë në pozitën e katërt, ndërkohë Brentford mbetet i nënti me 14 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *