Lojtari shqiptar shënon gol të bukur në Poloni, shmang kundërshtarin dhe “bombardon” portën nga distanca

Ernest Muçi kthehet përsëri protagonist para portës kundërshtare, duke gjetur një gol që i mungonte që nga muaji gusht me skuadrën e Legias së Varshavës në ndeshje zyrtare.

Sulmuesi i talentuar shqiptar e kishte nisur kampionatin mirë me dy gola në javët e parë, por pastaj u ndal duke mos arritur të përsëriste atë formë para portës.

“Çlirimi” ka ardhur sot në pjesën e parë të ndeshjes së Kupës së Polonisë ku Legia luante në transfertë ndaj Visla Plok.

Sulmuesi shqiptar, pasi shmangu një kundërshtar, lëshoi një të majtë të fortë nga jashtë zonës, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij e duke i dhënë njëkohësisht fund pritjes prej më shumë se dy muajsh e gjysmë për të tundur rrjetën.

Mëposhtë mund të shihni pamjet e golit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *