Pas barazimit me Reimsin javën e kaluar, Paris Saint-Germaini u rikthye te fitorja në Ligue 1.
Kampionët në fuqi të Francës fituan në klasiken franceze kundër Marseilles, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Parc des Princes” përfundoi me rezultatin minimal 1:0.
Golin e vetëm dhe të fitores për parisienët e shënoi Neymar, në minutën 45+1.
Vlen të përmendet se mysafirët luajtën më pak që nga minuta e 72-të, pas përjashtimit më karton të kuq Samuel Gigot.
Paris Saint-Germaini pas kësaj fitore ka 29 pikë dhe vazhdon kryesimin në tabelë, kurse Marsielle renditet i katërti me 23 pikë.