​Ndërpritet ndeshje Hull City-Birmingham, shtyllat shumë të larta

Në Championship, që është kampionati i dytë na futbollin anglez, ka ndodhur që ndeshja ndërmjet Hull Cityt-Birmingham Cityt të shtyhet për shkak të madhësisë më të madhe të portës se sa standartet e lejuara.

Kështu fishkëllimës fillestare të arbitrit të dielën i parapriu zhurma e sharrës elektrike e përdorur nga punëtorët që hynë në fushë për t’i ndryshuar dimensionet e golave.

Shtyllat ishin disa centimetra më të larta në krahasim me rregulloren e lejuar, kështu që u desh ndërhyrja e punëtorëve.

Të pajisur me mjetet e nevojshme, ata fillimisht çmontuan shtyllat dhe më pas i prenë ato në dimensionet e lejuara.

Pas punës manuale ishte e nevojshme edhe rikalibrimi i teknologjisë së vijës së golit, parametrat e së cilës ishin jashtë funksionit për shkak të ndryshimit të lartësisë së shtyllave. U deshën rreth 20 minuta për të bërë gjithçka gati, për këtë arsye fillimi i ndeshjes u shty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *