Liverpoolit i ka takuar fitorja në derbin e javës së 11-të në Premierligë kundër Manchester Cityt.
“Të Kuqtë” triumfuan 1:0 ndaj “Qytetarëve” në stadiumin “Anfield Road”.
Mohamed Salah ka realizuar golin e vetëm dhe të fitores për të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp.
Egjiptiani shënoi në minutën e 76-të të përballjes, duke konkretizuar një rast përballë me portierin Ederson.
Me këtë fitore Liverpooli ngritet në pozitën e tetë me 13 pikë, City mbetet i dyti, por tani ka katër pikë më pak se Arsenali lider.