Mbyllen tri ndeshjet e Superligës, rezultate befasuese

Kanë përfunduar tri ndeshjet e fundit të javës së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Trepça ’89 dhe Llapi kanë ndarë pikët duke luajtur baras 3-3, të dielën në ‘Riza Lushta’ në sfidën kryesore të kësaj fundjave në elitën e futbollit tonë.

Dueli mes ‘Minatorëve’ dhe llapjanëve, ka dhënë një lojë interesante. Muja (24’), Sekiraqa (53’) dhe Gashi (74’), shënuan për mitrovicasit, kurse, për llapjanët realizuan Shabani (50’), Fazliu (70’) dhe Festim Alidema (90’) nga penalltia.

Ndërkaq, dueli mes Drenicës dhe Ballkanit, është mbyllur baras 1-1, ndeshje kjo e zhvilluar në ‘Bajram Aliu’ të Skenderajt. Mziu (57’), shënoi golin e fitores për drenicasit, derisa një pikë kampionëve në fuqi të Kosovës, ia siguroi Armend Thaqi (81’).

Gjilani është kthyer më kokën lartë nga udhëtimi në Malishevë. Gjilanasit me golin e Solomon (51’), mundën Malishevën në udhëtim me rezultat minimal 0-1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *