Java e 11’të në Superligën e Kosovës vazhdon sot me tri ndeshje.
Pas dy dueleve të djeshme Dukagjini – Drita (0:1) dhe Prishtina – Ferizaj (2:1), sot luhen tri takime tjera.
Skuadra e Zekrija Ramadanit, Gjilani luan në udhëtim tek Malisheva, ku kërkon pikët pas një serie jo shumë pozitive.
Ndërkohë, KF Llapi dëshiron vazhdimin e triumfeve, ku sot luan ndaj Trepçës 89′ në Mitrovicë.
Ndeshja tjetër e sotme është edhe ajo mes Ballkanit dhe Drenicës që zhvillohet në “Bajram Aliu”.
Të tri ballafaqimet zhvillohen nga ora 13:00.