Barcelona është takuar me agjentin e Ronaldos

Gazetarët e tabloideve britanike The Sun kanë publikuar një lajm të papritur për të ardhmen e sulmuesit të Manchester United, Cristiano Ronaldo.

Golashënuesi 37-vjeçar mund të vazhdojë karrierën te Barcelona.

Agjenti Jorge Mendes, i cili përfaqëson interesat e CR7, ka zhvilluar së fundmi një takim me përfaqësuesit e në një nga institucionet në Mançester.

Cristiano donte të largohej nga Djajtë e Kuq në merkaton e verës, por nuk mundi të pajtohej me asnjë prej klubeve.

Portugezi ka luajtur prej kohësh për rivalin kryesor të Barcelonës-Real Madrid. Ronaldo mbrojti ngjyrat e klubit “mbretëror” nga viti 2009 deri në vitin 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *