Trajnerit të njohur kosovar i ndalohet për 1 vit kryerja e detyrës

Trajneri i njohur, Valdet Shoshi, është dënuar me ndalesë të kryerjes së detyrës së trajnerit dhe pozitave tjera në kohëzgjatje prej 1 viti.

Komisioni Disiplinor i FFK-së ndaj tij gjithashtu shqiptoi edhe një gjobë prej 200 eurosh, shkruan Gazeta Express.

Në njoftimin e lëshuar këtë të premte nga Federata e Futbollit e Kosovës, thuhet se ndaj Shoshit u morën këto masa për shkak të mashtrimit dhe se sjelli në lajthitje organet e FFK-së duke përdorur të dhëna të rrejshme, në ndeshjen e javës së tetë në Ligën e Parë, mes Rilindjes 1974 dhe Vëllaznimit.

Pa dënim nuk shpëtoi as delegati i kësaj ndeshje, Genc Tamniku, i cili për këtë lëshim u dënua me 3 muaj mos ushtrim të detyrës zyrtare në garat e organizuara nga FFK.

Ndaj klubit Rilindja 1974 u shqiptua masa “Vërejtje e fundit”.

Njoftimi i plotë:

“Kryetrajneri i KF ”Rilindja 1974 “, Valdet Shoshi nr ID 0157474M61, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar për ndeshjen-KF. Vllaznimi- KF,Rilindja 1974. Për mashtrim dhe sjellje në lajmthim të organeve udhëheqëse të FFK-së. Bazuar në dispozitat e Rregullores disiplinore nga neni 38 paragrafi 1 dhe neni 67 paragrafi 1 pika E dhe F sjell këtë vendim :

Valdet Shoshi kryetrajner i KF “ Rilindja 1974” nr ID 0157474M61: Dënohet me ndalesë të kryerjës së funksionit të kryetrajnerit dhe detyrave zyrtare në klub dhe organeve tjera të FFK-së në kohëzgjatje për 1 (një) vit si dhe me gjobë prej 200 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Arsyetim :

Komisioni Disiplinor – shkalla e parë me rastin e shqyrtimit të lëndës mori për bazë të gjitha provat faktike të administruara nga ana e FFk-së dhe nga të njëjtata konstatoi se z. Valdet Shoshi është paraqitur pa të drejt në kryerjen e funksionit të kryetrajnerit në protokolin zyrtar në ndeshjen Vëllaznimi- Rilindja 1974. Z. Valdet Shoshi në funksione të dyfishta zyrtare, kryetajner në KF “ Rilindja 1974” dhe sekretar i Shoqatës së trajnerëve të futbollit në kuadër të FFK-së me licencë të skaduar të trajnerit të futbollit, ku mashtroj dhe sjelli në lajthitje organet e FFK-së duke përdorur të dhëna të rrejshme dhe jo të plota për dispozitat mbi punën e tij profesionle- pedagogjike – veprim i cili reflekton elemente të mashtrimit dhe sjelljes në lajthim për të gjitha organet udheheqëse të FFK-së. Andaj Komisioni Disiplinor – shkalla e parë duke respektuar dispozitat e Rregullores didplinore sjelli vendimin e lartshënuar.

KF “Rilindja 1974 “; ka lejuar evidentimin në protokollin zyrtar si kryetrajner Valdet Shoshin, edhe pse i njëjti nuk kishte të drejtë të evidentohej në protokollin zyrtar (skadimi i afatit të licencës si trajner si dhe nuk ishte i evidentuar në FIFA Connect si kryetrajner i ekipit Rilindja 1974). Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Vëllaznimi – Rilindja 1974, e zhvilluar në Gjakovë me 09.10.2022. Përfaqësuesi zyrtar i KF” Rilindja 1974 “, Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

Delegati i ndeshjes Genc Tamniku, në ndeshjen e javës e 8-të KF Vëllaznimi – KF Rilindja 1974, si delegat i ndeshjes ka lejuar evidentimin në protokollin zyrtar të kryetrajnerit Valdet Shoshi nr ID 015747M61, i cili nuk kishte të drejtë të evidentohet në protokollin zyrtar,. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Vëllaznimi – Rilindja 1974. Bazuar në nenin 82 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me tre (3 )muaj mos ushtrim të detyrës zyrtare në garat e organizuara nga FFK”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *