E konfirmon trajneri i Chelsea, N’Golo Kante jashtë Botërorit

N’Golo Kante nuk do jetë pjesë e Kupës së Botës me Francën. Ylli i Chelsea vuan një dëmtim muskulor, çka ka bërë që koha e rikuperimit të jetë më e madhe se një muaj.

Me Botërorin që nis në 20 nëntor, mesfushori e ka të pamundur që të jetë në fushë.

Lajmin e ka pranuar edhe trajneri i Chelsea, Graham Potter. Në konferencë për mediet, tekniku ka sqaruar se dëmtimi është më i rëndë se nga çfarë ishte parashikuar. Edhe RMC Sport ka konfirmuar lajmin, me mefushorin që do jetë një humbje e madhe edhe për Deschamps. Pas Pogba, tanimë mesi i fushës së Francës ka probleme serioze. Kujtojmë se për të disatën javë Kante është jashtë skuadrës së Chelsea.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *