Chelsea fiton ndaj Milanit edhe në “San Siro”

Chelsea ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve dhe të dytën kundër Milanit.

Në ndeshjen e vlefshme për raundin e katërt në Grupin E, skuadra e drejtuar nga Graham Potter fitoi në udhëtim te “Rossonerët”

Ndeshja e zhvilluar sonte në “San Siro” përfundoi me rezultatin 0:2.

Ndeshja nisi keq për vendasit, të cilët mbeten me një futbollist më pak në minutën e 18-të.

Fikayo Tomori u ndëshkua direkt me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Mason Mount në zonën e rreptësisë.

Nga ky rast përfituan mysafirët, me Jorginhon që shënoi nga pika e bardhë në minutën e 21-të.

“Blutë” shënuan edhe njëherë brenda pjesës së parë, me Pierre-Emerick Aubamyeang (39’).

Chelsea pas kësaj fitore ka 7 pikë dhe tani është lidere në grup, teksa Milani renditet i treti me 4 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *