Kanë përfunduar dy ndeshjet që po zhvilloheshin në kuadër të programit të sotëm të Ligës së Kampionëve, ku kemi disa rezultate tejet interesante.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Sammy Ofer”, skuadra e Maccabi Haifas e ka turpëruar Juventusit duke e mposhtur me rezultat solid 2:0.
Heroi i Maccabit ishte anësori, Omer Atzili, i cili shënoi dy golat në ndeshjen e sotme, fillimisht në minutën e 7’ për 1:0, kurse e vulosi rezultatin final në 2:0 në minutën e 42’ të ndeshjes.
Ndërkaq, krahas kësaj përballjeje u zhvillua edhe ndeshja tejet interesante mes Copenhagen dhe Manchester Cityt, ku nuk është përcaktuar fituesi.
Përgjatë gjithë ndeshjes të dy skuadrat dështuan ta gjejnë rrugën drejt golit, duke bërë kështu që ky takim të përfundonte i barabartë, 0:0.
FT: Copenhagen 0-0 Manchester City
FT: Maccabi Haifa 2-0 Juventus