Ferizaj ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me trajnerin e njohur nga Kroacia, Andrej Panadiq.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit ferizajas.
Panadiq ka lindur në Zagreb dhe është 53 vjeçar.
Ai e nisi karrierën si futbollist me ekipin më të madh kroat, Dinamo Zagreb për gjashtë vite, për të kaluar në Bundesligën gjermane tek Hamburg e për të përfunduar në Austri tek Sturm Graz.
Ndërsa karrieren e trajnerit e ka filluar tek ekipa Radnik, pastaj në LASK Linz të Austrisë, Istra dhe së fundmi ishte në Rudar Velenje./