Marrëdhënia mes Kylian Mbappe dhe PSG është tërësisht e prishur.
Kështu së pakur raporton gazeta spanjolle “MARCA” nga burime të njohura me situatën, duke konfirmuar kështu lajmin e përcjellë nga ‘RMC’ në Francë ditë më parë.
“Nuk ka kthim mbrapa”, kanë thënë për këtë gazetë të njëjtët persona të konsultuar. Dhe për këtë ata japin një tjetër detaj të panjohur deri më sot duke thënë se futbollisti tashmë ka kërkuar largimin.
Nuk dihet ende nëse lojtari ka ndonjë kontakt me klube të tjera të mëdha. Interesim i Real Madridit verën e këtij viti ishte shumë i madh, por tretativa në fund u bllokua dhe lojtari rinovoi kontratën.
Marrdhëniet mes PSG-së dhe Real Madridit nuk janë në pikë më të mirë të mundshme andaj nga kjo situatë mund të përfitojë gjiganti anglez Liverpool që po ashtu ka interesim për shërbimet e sulmuesit francez.