Këta janë dy kundërshtarët që Kosova nuk mund të bie në grup, shkak është ndalimi nga UEFA

Sot (e diel, 9 tetor) hidhet shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’.

Përfaqësuesja e Kosovës dhe Kombëtarja e Shqipërisë janë në pritje për t’i mësuar emrat e kundërshtarëve të cilat do t’i kenë në grup.

Në qytetin e bukur të Gjermanisë, Frankfurt me fillim nga ora 12:00 do të hidhet shorti, derisa aty prezent janë edhe drejtuesit e FFK-së dhe trajneri Alain Giresse.

Kosova ndodhet në vazon e katërt, derisa Shqipëria në të tretën.

Por për dallim nga Shqipëria që mund të përballet me të gjithë kundërshtarët e mundshëm, Dardanët me dy prej ekipeve përfaqësuese nga 53 sa janë në total nuk mund të ndeshen.

Dardanët nuk do të mund të përballen me Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën pasi UEFA i ka ndaluar këto përballje që nga pranimi jonë me të drejta të plota në vitin 2016, shkaku për t’iu shmangur ndonjë konflikti të madh.

Por nuk është vetëm Kosova që ka të ndaluar përballjen me ndonjë nga kundërshtarët.

Në grup të njëjtë nuk mund të bien as Armenia me Azerbajxhanin shkaku i konfliktit që kanë dy shtetet.

Përballjet tjera që janë të ndaluara janë edhe Bjellorusi – Ukrainë dhe Gjibraltar – Spanjë.

Duke marrë parasysh se dy nga ekipet përfaqësuese në Vazon 2 nuk mund të ndeshet, atëherë Dardanët i pret përballja me njërën nga tetë Kombëtaret në këtë vazo si Anglia, Franca, Austria, Uellsi, Republika Çeke, Finlanda, Skocia dhe Izraeli.

Të gjitha vazot:

Vazoja e Ligës së Kombeve (kryesues të grupit A, B, C dhe D): Kroacia. Italia, Holanda, Spanja

Vazo 1: Belgjikë, Danimarkë, Portugali, Poloni, Hungari, Zvicër.

Vazo 2: Austria, Franca, Uellsi, Anglia, Republika Çeke, Serbia, Skocia, Finlanda, Izraeli, Bosnja dhe Hercegovina.

Vazo 3: Ukraina, Suedia, Islanda, Norvegjia, Rumania, Shqipëria, Mali i Zi, Irlanda, Norvegjia, Armenia.

Vazo 4: Gjeorgjia, Greqia, Kazakistani, Turqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Ishujt Faroe, Kosova, Azerbajxhani, Luksemburgu.

Vazo 5: Estonia, Letonia, Malta, Qipro, Irlanda e Veriut, Sllovakia, Lituania, Gjibraltari, Bjellorusia, Moldavia

Vazo 6: Lihteinshtajni, San Marino, Andorra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *