Ish-trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi, tani trajner i kombëtares së Azerbajxhanit, po merr pjesë në Frankfurt të Gjermanisë, aty ku po mbahet shorti i kualifikimeve për kampionatin evropian për vitin 2024.
Strategu italian ka pozuar përkrahë Presidentit të FFK-së, Agim Ademi dhe Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, të cilët po ashtu do të jenë prezentë gjatë tërheqjes së shortit
Kujtojmë që kampionati evropian i vitit 2024, pritet të mbahet në Gjermani.