Armando Broja ka realizuar golin e parë me fanellën e Chelsea nën drejtimin e Potter.
Sulmuesi shqiptar tundi rrjetën kundër Wolves, në atë fitore me rezultatin 3-0. Menjëherë pas takimit, trajneri i Chelsea ka folur për golin e sulmuesit të Shqipërisë.
“Kam qenë këtu te Chelsea për tre ose katër javë, kështu që nuk kam asnjë meritë, një gol i mrekullueshëm, gjithashtu pasim i bukur.
Sa herë që vjen Broja punon shumë për ekipin.
Ai duhet të jetë i durueshëm, por ka punuar shumë në stërvitje dhe është mirë që të shënojë”, tha Potter.