Distria Krasniqi po vazhdon me formë fantastike sot në Kampionatin Botëror që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.
Kampionia olimpike triumfoi me waza-ari në çerekfinale ndaj xhudistes mongoleze, Khorlooodoi Bishrelt.
Një pikë në fillim të meçit i mjaftoi xhudistes kosovare të kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Në raundin e parë, Distria kaloi pa luftë, kurse në të dytin triumfoi me IPPON për 30 sekonda.
Çerekfinalen, ajo e arriti pasi mundi me IPPON xhudisten italiane, Giuffrida Odetta, e cila mori tri penalizime që i kushtuan me eliminim.