Formacioni startues i Ballkanit: Ilir Daja me mungesa të mëdha në mesfushë, me këtë 11-she sfidon Sivassporin

Kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja do të përballet me dy mungesa të mëdha në mesfushë për ndeshjen kundër Sivassporit.

Dyshja Edvin Kuç dhe Nazmi Gripshi do të mungojnë në këtë duel që zhvillohet në Turqi nga ora 18:45.

Kësisoj, Daja do të startojë me pesë futbollistë të repartit defanziv. Armend Thaqi, Arbër Potoku, Egzon Sinani, Bajram Jashanica dhe Dellova do të jenë startues në këtë sfidë.

Mbrojtësi Astrit Thaqi mungon në këtë sfidë për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen e kaluar kundër Slavia Prahës.

Formacioni i Ballkanit: Frashëri, Ar. Thaqi, Potoku, Sinani, Jashanica, Dellova, Emërllahu, Zyba, Korenica, Krasniqi, Rrahmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *