Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, ka publikuar renditjen e re të kombëtareve pas përfundimit të edicionit të tretë të Ligës së Kombeve.
Kosova ka rënë për një pozitë më poshte, nga e 106-ta në të 107-tën, kurse Shqipëria ka ruajtur pozitën duke mbetur në vendin e 66-të.
Pesëshja e parë përbëhet nga kombëtaret e forta si Brazili, Belgjika, Argjentina, Franca dhe Anglia.