Crouch: Jam i dëshpëruar, ne erdhëm për ta parë Haalandin të shënojë hat-trick

Manchester City fitoi sonte 5:0 ndaj Copenhagen në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së grupeve të Champions League.

Haaland realizoi dy gola në pjesën e parë – por Guardiola e zëvendësoi pas 45 minutave për ta pushuar.

Pas ndeshjes, Crouch, ish futbollisti tha për BT Sports se është i dëshpëruar pasi dëshironte të shihte Haaland të shënojë hat-trick.

“Mund të shihni lojtarë që dëshpërohen për të shënuar. Këto statistikat e Haalandit janë qesharake”, tha Crouch.

“Ne të gjithë ishim të zhgënjyer. Kjo është ajo për të cilën erdhëm. Ne donim që Erling Haaland të bënte një tjetër hat-trick”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *