Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja konsideron se ndeshja kundër Sivassporit do të jetë e vështirë për skuadrën që ai e drejton.
Daja është paraqitur nga Turqia me konferencë një ditë para ndeshjes.
“Jemi në ndeshjen e tretë të grupeve në Ligën e Konferencës. Sigurisht që ndeshja e nesërme do të jetë e vështirë pasi kemi përballë ekipin e Sivassporit që së bashku me Slavia Prahën pas dy ndeshjeve kryesojnë në renditjen e grupit”, ka thënë ai. “Nesër përballemi me disa mungesa, por që ana tjetër e medaljes është se lojtarët që do të jenë pjesë të formacionit bazë do ta kenë shansin të tregojnë veten e tyre përpara një kundërshtari të fortë siç është Sivasspori”.
Ndeshja mes dy ekipeve përket te Conference League. Ballkani aktualisht ka një humbje dhe një barazim.