Kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e rëndësishme ndaj Qipros, duke e ruajtur vendin e dytë në Grupin 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” triumfuan 5:1 ndaj qipriotëve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Demokracia.com.
Kryetrajneri i Kombëtares kosovare, Alain Giresse pas ndeshjes tha se gjithçka shkoi sipas planit dhe se me lojën e Kosovës janë kënaqur të gjithë.
“Kemi bërë një lojë të mirë edhe në Irlandë jo vetëm sonte. Ishim të përgatitur mjaft mirë. Loja shkoi sipas planit për atë edhe fituam ndeshjen. Ishte një lojë shumë e mirë që na knaqi të gjithëve”, tha Giresse për Artmotion.
Giresse foli edhe për shortin e kualifikimeve në Kampionatin Evropian. Ai shprehu dëshirën që në grup të kualifikimeve të jetë Franca, shteti prej nga vjen ai.
“Dua të jetë edhe Franca në grupin e kualifikimeve në Kampionatin Evropian”, shtoi ai.