Kroacia ka siguruar kalimin për në fazën e “Play-Off”-it në Ligën e Kombeve.
Kombëtarja kroate shënoi fitore sonte ndaj Austrisë, në ndeshjen e gjashtë dhe të fundit në Grupin 1 të Ligës A, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në “Ernst-Happel-Stadion” përfundoi me rezultatin 1:3.
Luka Modric (6’), Marko Livaja (69’) dhe Dejan Lovren (72’) shënuan golat e fitores për Kroacinë.
Kurse, golin e vetëm për vendasit e shënoi Christoph Baumgartner (9’).
Kështu, Kroacia e mbylli fazën e grupeve me 13 pikë në pozitën e parë, kurse Austria si e fundit me 4 pikë.
Austriakët në edicionin e ardhshëm do të jenë pjesë e Ligës B.