Kombëtarja e Kosovës e zhvillon sonte ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve.“Dardanët” do të përballen me Irlandën e Veriut, në Windsor Park në ora 18:00.
“Dardanët” janë më të relaksuar për faktin se nuk kanë më pretendime për vendin e parë, por natyrisht që kërkohet vetëm fitorja në Belfast.
Leart Paqarada, Amir Rrahmani, Shkëlqim Vladi dhe Mërgim Vojvoda janë mungesat e mëdha në formacionin e Giresse.
Para ndeshjes ish lojtari i Kosovës, Anel Rashkaj ka reaguar në Facebook për t’i dhënë përkrahje “Dardanëve”.“Jan disa gjëra ne jetë që duhet mi bo me pasion,nuk ka lidhje sa miliona i ki konto,nuk ka lidhje a lun ne top klubet por kur je ne at moment duhet pasioni mu shfaq.Luftimi per gjdo duel per gjdo akcion thjesht duhet me bo me ZEMËR”, ka shkruar ai.