Shqipëria do të përballet në mbrëmjen e nesërme kundër Izraelit.
Ky takim është si një finale për të dy Kombëtaret. Kombëtarja që do të humb, me shumë mundësi e mbyll përfundimisht historinë e saj me vendin e parë. Interesi është i madh edhe te Izraeli për ta ndjekur këtë ndeshje.
Sipas raportimeve të fundit, thuajse të gjitha biletat janë shitur në “Bloomfield Stadium” të Tel Avivit. Deri tani janë shitur 27.000 bileta, ndërsa në orët në vazhdim do të jenë në dizpozicion edhe 240 biletat e fundit për të shkuar në “Sold Out”.