Shkon në katër numri i lojtarëve të Bundesligës që preken nga tumori i testikjve

Anësori i Hertha Berlin, Jean-Paul Boetius është diagnostifikuar me një tumor testikular, duke u bërë lojtari i katërt i Bundesligës që merr një diagnozë të tillë këtë sezon.

Lajmin për 28-vjeçarin Boetius e ka marrë pas një testi urologjik të mërkurën dhe do t’i nënshtrohet një operacioni të premten.

“Sado i hidhur që të jetë ky lajm në radhë të parë, ne jemi plot shpresë se Jean-Paul do të jetë në gjendje të shërohet dhe të kthehet tek ne sa më shpejt të jetë e mundur”, tha drejtori sportiv i Hertha-s.

Klubi tha se do të ofrojë informacione të mëtejshme për rikuperimin e Boetius pasi të ndodhë dhe kërkoi që ndërkohë të respektohet privatësia e lojtarit holandez.

Shoku i skuadrës së Boetius, Marco Richter, u diagnostifikua me një tumor testikular në korrik. 24-vjeçari Richter iu nënshtrua trajtimit dhe u rikthye kundër Borussia Dortmund më 27 gusht, duke shënuar dy herë në tre paraqitje të tjera në Bundesligë që atëherë.

Mbrojtësi i Union Berlin, Timo Baumgartl, u rikthye të dielën e kaluar në fitoren ndaj Wolfsburgut, pesë muaj pasi u diagnostikua me kancer testikular. Ndeshja e mëparshme e 26-vjeçarit Baumgartl në ligë ishte kundër Eintracht Frankfurt në prill.

Sulmuesi i Dortmundit, Sébastien Haller, po trajtohet për të njëjtën sëmundje po ashtu. 28-vjeçari Haller duhej të largohej nga kampi i stërvitjes parasezonale të Dortmundit pasi tumori u gjet 12 ditë pasi ai u bashkua nga Ajax më 6 korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *