Borussia Dortmund thuhet se ka vendosur një çmim prej 150 milionë euro për Jude Bellingham, me gjigantët e Bundesligës që pritet të shesin mesfushorin gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme.
19-vjeçari ka bërë 100 paraqitje për Dortmundin që nga ardhja e tij nga Birmingham City në verën e vitit 2020, duke kontribuar me 13 gola dhe 18 asistime në këtë periudhë.
Sezonin e kaluar, Bellingham shënoi gjashtë gola dhe dha 14 asistime në 44 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa ai ka qenë gjithashtu një lojtar kyç për BVB-në këtë sezon, përcjellë KosovaPress.
Reprezentuesi anglez ka shënuar tre herë në 10 paraqitje në nivel klubesh gjatë sezonit 2022-2023, duke përfshirë dy gola dhe dy ndeshje të Ligën e Kampionëve.
Dortmundi ka kontratë me adoleshentin deri në qershor të vitit 2025, por klubi besohet se po planifikon ta lirojë atë verën e ardhshme, gjithmonë me përfitime marramendëse.
Liverpool dhe Manchester United besohet se janë të vendosur për të nënshkruar me të riun, ndërsa mendohet të ketë interes edhe nga Real Madridi.
Sipas “The Athletic”, nuk ka asnjë klauzolë lirimi në kontratën e Bellingham dhe Dortmundi do të kërkojë një çmim prej 150 milionë eurosh për ta lënë atë të largohet.
“Ai është një superyll i ardhshëm. Jam plotësisht i bindur se ai do të largohet nga Dortmundi në vitin 2023, ndoshta në Liverpool, ndoshta në Manchester United,” tha së fundmi gazetari i “Sky Deutschland”, Florian Plettenberg.
“Unë mendoj se këto janë dy skuadra që kanë shanse shumë të mira për ta marrë atë. Ai është një lojtar i mrekullueshëm, karakter i mrekullueshëm. Personalitet shumë i mirë.”, shtoi ai.
Ndërsa sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, Manchester City është gjithashtu në garë për Bellinghamin, me “Citizens” që përgatiten të rivalizojnë Liverpoolin, Man United dhe Real Madridin për nënshkrimin e tij.