Tabela e Superligës pas tetë javësh: Drita e vetme në krye, ngritet Ballkani, Llapi del nga “zona e kuqe”

Drita është lidere e vetme në krye të tabelës pas javës së tetë në Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra gjilanase ka grumbulluar 17 pikë.

Tri pikë më pak ka Gjilani, rivali i përbetuar i Dritës që ka një ndeshje më shumë se “bardhekaltrit”, raporton Demokracia.com.

I treti renditet Ballkani që pas fitores së sotme në Ferizaj (0:3) ngritet në kuotën e 12 pikë, me tri ndeshje më pak të zhvilluar, për shkak të angazhimeve në garat evropiane.

Prishtina dhe Drenica ndajnë pozitën e katërt me nga 11 pikë. Llapi është në vendin e shtatë me tetë pikë, duke dalur nga “zona e kuqe”.

Malisheva zë vendin e tetë me shtatë pikë, po aq sa ka edhe Ferizaj në vendin e parafundit, kurse Dukagjini mbyll renditjen tabelore me vetëm dy pikë.

TABELA E SUPERLIGËS:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *