Armando Broja ka ‘lënë shumë përshtypje të mirë në stërvitje’ nën drejtimin e trajnerit të ri të Chelseat, Graham Potter dhe mund të marrë shpejt një rol të rregullt titullar, ose të paktën kështu raportojnë mediet britanike.
Sulmuesi shqiptar mund të zërë një vend në 11-shen e radhës së skuadrës së Potterit pas pushimit të Nations League, pasi ka luajtur në shtatë ndeshje si zëvendësues këtë sezon, duke përfshirë gjashtë nën drejtimin e trajnerit Thomas Tuchel përpara se të shkarkohej.
21-vjeçari shqiptar mund të zërë vendin e titullarit, kjo pasi Pierre-Emerick Aubameyang, i cili u afrua këtë verë te Chelsea, mund të humbasë rolin e tij te “Blutë” e Londrës.